FIER - Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Fierit pasi u kap me dhjetëra doza kanabisi të cilat i shiste në qytet. A.Ç., u arrestua në flagrancë, teksa gjatë kontrollit fizik së bashku me dozat iu gjetën edhe dy celularë, të cilat u sekuestruan.
Policia po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë me të cilët A.Ç., ka bashkëpunuar për këtë veprimtari kriminale.
'Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua shtetasi:
A. Ç., 18 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe e ndante në doza të cilat më pas i shiste në ambiente dhe lagje të ndryshme të qytetit.
Gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 18-vjeçarit, dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me shtetasin A. Ç., për këtë veprimtari kriminale.', njofton policia.