FIER-Një makinë ka përplasur një këmbësor në Fier, 50-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e quajtur “Fusha e druve” mjeti me targa AA 251 IY, me drejtues shtetasin Ndriçim Kuka ka goditur 50-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
 
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
 
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com