FIER - Një aksident me pasojë vdekjen e një 71 vjeçari ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Fier-Lushnjë.

Mësohet se 71 vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kësaj automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat si dhe autori i aksidentit

Forca të policisë kanë mbërritu në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe kanë shpallur në kërkim autorin. 

viktima fier me logo

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)