FIER- Rreth 150 familje të fshatit Belinë në rrethin e Fierit që prej pesë ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike janë ngritur në protestë kundër këtij fakti. Ata fillimisht kanë bllokuar për disa minuta rrugën e fshatit, ndërsa më pas janë zhvendosur në aksin Fier-Marinzë, të cilin gjithashtu e kanë bllokuar.
Ata i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa për zgjidhjene këtij problemi, teksa në të kundërt do përshkallëzojnë protestat.
Ndërkohë i menjëhershme ka qënë reagimi i drejtorti rajonal të OSHEE, Arjan Fasko, sipas të cilit këta banorë janë debitorë ndaj u është ndërprerë energjia, ndërsa ka dhe një mesazh për ta
"Edhe pse ne kemi marrë masa për zëvendësimin ose për pajisje me vaj të këtyre transformatorëve dhe vënien në punë për furnizimin me energji elektrike të këtyre abonentëve dua të theksoj që ne do të vazhdojmë me prerjen e debitorëve për të gjithë ata abonentë që nuk kanë paguar energjinë elektrike." tha Fasko
Sakaq protesta kundër ndërprerejes së energjisë elektrike ka patur edhe në disa qytete te vendit.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO