Të zemëruar dhe të revoltuar janë shfaqur banorët e fshatit Grecalli të Komunës Qendër në Fier teksa kanë protestuar përsëri duke kërkuar tokat e tyre të mohuara prej më shumë se 20 vjetësh.
Banorët shprehen se tokat e tyre janë grabitur nga kreu i komunës Harrilla Mile dhe administrate e komunës. Pavarësisht se ka nisur një hetim për verifikimin e titujve të pronësisë në Prefekturë, banorë shprehen se nuk i besojnë këtij procesi.
Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet dhe po procedon kreun e komunës Harrilla Mile për shpërdorim detyre si dhe drejtorinë e menaxhimit të tokave në këtë komune pasi nuk kanë regjistruar tokat bujqësore që i përkasin fermerëve sipas 7501.
Rreth 100 familje të fshatit Grecalli rezultojnë se kanë marrë toka nga ligji 7501, por nuk ishin në dijeni, për pasojë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie. Zbulimi se ishin pronarë ata e kanë bërë 2 muaj më parë kur përfaqësues të TAP-it bazuar në dhënat e zyrës së regjistrimit të pasurive u ka dërguar njoftime për të proceduar me kompensim financiar.
Bëhet fjalë për afërsisht 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj. Në Fier nga TAP preken 5 komuna dhe fermerët do të kompensohen për tokën ku do të shtrihet gazsjellësi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO