FIER- Bashkia e Fierit do të hapë dyert e një qendre ditore multifunksionale për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar. Për këtë qendër është dhënë një fond prej 70 milion lekë, ndërkohë ka mbaruar godina 4-katëshe me një sipërfaqe prej 1200 m katrorë. Drejtori i Shërbimeve Sociale në bashkinë Fier Agron Margilaj shprehet se qendra do t’u shërbejë edhe komunave përreth, në të do të ketë kopësht, shkollë, kurse profesionale dhe aktivitetet te tjera.
 
Në bashkinë e Fierit numërohen 1245 persona me aftësi të kufizuar, ku nga këta 361 janë fëmijë dhe të rinj deri në 22 vjeç. Sipas të dhënave që ka kjo bashki rreth 60 përqind e tyre nuk marrin dhe nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim të specializuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)