Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Margëlliç të Fierit. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një parcelë me ullinj.

Si pasojë e flakëve, një person ka humbur jetën. Viktima Elmaz Leka, 65 vjeç ishte banor i zonës dhe po punonte për pastrimin e rrënjëve të ullinjve.

Dyshohet se viktima është asfiksuar nga tymi. Sipas korrespodentit tonë, mendohet se banorët kanë dashur të pastrojnë kodrën nga barnat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse, e Patosit dhe Fierit, dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

(v.gj/shqiptarja.com)