FIER - Policia e Fierit ka arrestuar një biznesmen pasi akuzohet se ka tentuar të godasë prokuroren pas një debati në sallën e gjyqit. Prokurorja dhe i arrestuari Arben Myzeqari ishin në shqyrtim të një konflikti pronësie që biznesmeni kishte me pronarët e tokës ku ka ndërtuar biznesin. Avokati i të arrestuar ka dhënë edhe detajet se si ka ndodhur konflikti mes tyre
 
Avokati i të arrestuarit u shpreh se klienti i tij dhe prokurorja kanë debatuar në sallën e gjyqit dhe më pas debati ka vijuar edhe në korridoret e gjykatës. Sipas tij, biznesmeni e ka quajtur kriminele prokuroren, duke e ka akuzuar se po fsheh provat për çështjen që po shqyrtohet në gjykatë, ku palë gjyqësore është Myzeqari.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)