FIER - Numri i bisneseve te reja që hapen në qytetin e Fierit vijon të mbetet i lartë, ndërsa në përpjestim të drejtë eshtë edhe numri i atyre subjekteve tregtare që mbyllen.

Ky fakt konfirmohet nga drejtoresha e Tatimeve në Bashkinë Fier, Olimbi Prifti, e cila shton se gjatë këtij viti janë hapur 403 biznese, nga të cilët 143 nuk i mbijetuan dot tregut.

Sakaq Prifti sqaron se shume prej bisneseve në metropolin jugor rezultojnë debitore sa i përket shlyerjes së taksave dhe ndaj tyre janë marrë masat e nevojshme.