Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)

Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën se kanosi policin pasi i bllokoi gomonen e shokut.

Autori i identifikuar si Sherif Genica banues në fshatin Ndërmenas akozohet për veprat penale  "Kanosje për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i Pronës", dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit uniformat blu i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar