FIER- Prokuroria e Fierit i ka kërkuar gjykatës gjashtë muaj burg për shtetasin Anesti Mengjezi, i cili në muajin prill dhunoi fizikisht ish- bashkëshorten e tij në ambientet e brendshme të gjykatës.
Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria para trupit gjykues, konflikti ka nisur në zyrën e gjyqtares Irena Gjoka. Anesti kishte kërkuar të takonte fëmijët e tij, të cilët kishte kohë pa i parë dhe kur kërkesa e tij është refuzuar ai ka filluar të ofendojë bashkëshorten.
Dhuna verbale ka degraduar në dhunë fizike ndërsa Anesti pasi e ka shtyrë ish-bashkëshorten ka nisur të qëllojë mbi të me grushte dhe shqelma duke i shkaktuar plagë serioze. Gruaja kishte urdhër mbrojtjeje dhe ishte divorcuar vite më parë.
Pasi dëgjoi prokurorin, trupi gjykues vendosi të mbahet edhe seanca e radhës për pretendimet e mbrojtjes përpara se të dilet me vendim.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com