FIER - Në varrezat e fshatit Grecalli në rrethin e Fierit, varri i një vazje 20 vjecare është hapur nga persona ende të paidentifikuar natën e mbrëmshme dhe kanë marrë bizhuteritë e florinjta që familjarët i kishin lënë.
Varri është hapur me kazma dhe lopata, ndërsa autorët kanë tentuar të hapin edhe varrin tjetër ngjitur me atë të 20 vjeçares. Banorët shprehen të indijuar nga kjo ngjarje dhe bëjnë apel të merren masa për të parandaluar ngjarje të tilla.
“Këtu caktohen njerëz vetëm për të marrë paratë, jo për të bërë punën. Edhe kryetarit të komunës i është thënë. Mirë ne na sulmojnë por me të vdekurit cfarë kanë?” shprehet një banor i Grecallit.
Banorët kanë njoftuar policinë për ngjarjen, por deri tani askush nuk është vënë në pranga si person përgjegjës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com