FIER - Sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shmangien e aksidenteve.
Ky është qëllimi i një panairi të pazakontë të hapur përgjatë aksit rrugor Fier –Lushnjë.
Në këtë "panair" janë ekspozuar automjetet që gjatë kohëve të fundit janë përfshirë në aksidente të rënda rrugore, ku nuk kanë munguar edhe ato me vdekje.
Pamjet e makinave të shkatërruara kanë një mesash të qartë për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
“Me këtë mesazh ne ju themi përdoruesve të rrugës uleni shpejtësinë, zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor sepse ju ndodh si këto mjetet këtu dhe si ata që e kanë pësuar”,-thotë Janaq Zarka drejtues qarkullimi.
Aksi Fier -Lushnjë prej kohësh ka hyrë në hartën e zezë të aksidenteve rrugore, teksa është shënuar një numër i madh viktimash në këto aksidente.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO