Fier, errësira mbulon rrugët, ÇEZ
i heq energjinë bashkisë debitore

Fier, errësira mbulon rrugët, ÇEZ<br />i heq energjinë bashkisë debitore
FIER -  Prej më shumë se dy javësh, në Fier, i vetmi ndriçim gjatë natës në rrugët kryesore të qytetit janë dritat e makinave, pasi ÇEZ i ka ndërprerë enegjinë elektrike bashkisë së qytetit për shkak të faturave të papaguara. Pamjet ku errëira mbretëron mbi gjithçka nuk i përkasnin ndonjë zone rurale në vendin tonë, por bulevardit të Fierit, një ndër qytetet më të rëndësishëm të vendit.

Situata bëhet edhe me kritike në këtë përiudhë të vitit kur në qytet ka një prani të konsiderueshme të pushuesve vendas dhe të huaj, ndërsa lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe prefekti Shkëlqim Murataj , i cili ka kërkuar të merren masat e menjëhershmë për zgjidhjen e ngërçit. Prefekti tha se nëse situata nuk zgjidhet me konsensus mes paleve, atëherë do merret vete institucioni që ai drejton për zgjidhjen e saj.
fier erresire

fier erresire
(Në foto: Pamjet nga bulevardi pa drita i Fierit)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon