Varfëria vazhdon të jetë prezente në çdo cep të Shqipërisë.
Por sot Report tv ka qenë në lagjen “1 maji” të Fierit, aty jeton familja Janushi e cila ka një shtëpi jashtë çdo standarti.
E mbuluar nga lëgështira dhe rrënimi, shtëpia e Orgetës dhe Roelit të cilët janë vetëm 9 vjeç i detyron ata të kthejn sytë nga qielli për ndonjë mrekulli që mund t’i vijë nga zoti, pasi shpresat për të pasur ndihmë nga shteti tashmë duke thuajse të pamundura.
Prej vitesh familja Janushi jeton në këto kushte, i zoti i shtëpisë punon vetëm në rastet kur gjen ndonjë punë, por në të shumtën e kohës nuk ka.
Ndërsa e zonja e shtëpis shprehet se është e sëmurë dhe ndihma pre 4500 leke që marrin si ndihmë nga bashkia u shkon për të blerë ilaçe.
Të vegjlit e shtëpisë, Egerta dhe Roeli me lot në sy shprehen se nëna e tyre ka marrë lekë borxh për t’i blerë librat e shkollës.
“Ne duam të vazhdojmë shkollën por nuk kemi mundësi, mami im nuk ka mundësi të marri librat tanë dhe ka marrë lekë borxh për ti blerë. Dhe shtëpinë e kemi keq”, thotë Ogerta 9-vjeçare.
Zonja shtëpisë Elenika thotë se ka dy femijë binjakë, të cilët duhen të ushqehen dhe se i vjen shumë keq kur ata kërkojne bukë dhe unë nuk kam se çfarë tu japë...
“Jam keq nga gjendja ekonomike, me një përkrahje 45 mijë lekë, burri punon në punë të zezë, kur gjen punë punon, kur ska spunon, jemi të dy të sëmurë, vetë i katërt, kjo është shtëpia e mamasë, unë jamë e pastrehë, kam bërë kërkesën në bashki asnjeri nuk përgjigjet. Erdhën dhe premtuan para votimeve që do të blejmë librat e fëmijëve, mjetet shkollore por nuk kanë ardhur. Për librat e fëmijëve mora borxh tek komshinjtë për mos ti lënë fëmijët pa shkollë, edhe bukë marr me listë, se nuk më del të marrë bukë për këta. Fëmijët i kam binjakë. Kam bërë kërkesën në bashki kam 11 vjetë, kam vajtur edhe në bashki dhe asnjeri nuk përgjigjet. Vdesim për bukën e gojës, kush i jep mirë, kush si jep...”, shprehet zonja e shtëpisë Elenika Janushi.
[gallery]23816[/gallery]
Tashmë i mbetet institucioneve shtetërore që të marrin masa për të dhënë shpresë për jetesë familjes Janushi nga Fieri.
Fëmijët e kësaj familje librat i kanë blerë me borxhe, por nuk kanë as çanta se ku t’i fusin ato.
Mjerimi ka pllakosur në çdo pjesë toke ku shkel kjo familje sa që e zonja e shtëpisë thotë se ka frikë që edhe dheu poshtë këmbëve po u shembet.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO