Fier, fluksi i madh i pacientëve,
kërkohet spital i ri rajonal

Fier, fluksi i madh i pacientëve,<br />kërkohet spital i ri rajonal
FIER - Fluksi i lartë i pacientëve, rritja e kërkesave dhe aktiviteteve mjekësore si dhe mungesa e ambjenteve të përshtatshme ka rritur nevojën për ngritjen e një spitali të ri rajonal në rrethin e Fierit. Ndonëse prej vitesh përflitet për një projekt të tillë, në Fier situata sërish mbetet e njëjtë. Për këtë arsye, mjekët kanë kërkuar që ky projekt të merret me seriozitet pasi sipas tyre është e pamundur të përballohet fluksi i lartë i pacinetëve.
 
"Spitali i Fierit duhet të ketë ndryshime të mëdha, jo vetëm në staf por duhet të ndryshime edhe në objekt. Mendoj se numri i lartë i aksidenteve, numri i lartë i sëmundshmërisë, zona që përmbledh pothuajse tërë jugun duke un nisur nga numri i lartë i lindjeve dhe aktivitete të ndryshme mjekësore që ka në Fier, ka ardhur koha për tu bërë në Fier një spital rajonal i ciliësisë dhe i kategorisë së lartë. Jo vetëm kaq, por mendoj se duhet të jetë dhe një spital Universitar. Dhe faktori tjetër negativ që është për Fierin është sepse spitalet janë të shpërndara, 3 godina të veçanta të cilat janë për të ardhur keq sot qoftë nga ana e ndërtimeve qoftë edhe nga ambjentet që kanë rreth e qark", thotë Besnik Brahimaj, drejtor i maternitetit të Fierit.
 
Edhe pacientët kërkojnë ndërtimin e një spitali të ri, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj tyre.
 
"Është shumë i dëmtuar, me egrasi. Nevoja është që të bëhet një spital i ri, që të ketë riparime më shumë. Fieri është pesëfishuar tani edhe i duhet një spital i ri. Nuk flasim për shërbimin, por flasim për spitalin e ri që duhet se Fieri është pesëfishuar",shprehen pacientët.
 
 Një tjetër problem që ngrenë mjekët janë edhe infrastruktura e amortizuar në qytet si dhe trafiku i rënduar, cka pengon shpesh herë qarkullimin e autoambulancave.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë