FIER-Një vajzë 17-vjeçe është gjetur e vdekur në tualetin e shkollës 'Murialdo'.
Viktima është Ana Rina, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e vajzës.
Kanë qenë nxënësit e tjerë, të cilët kanë gjetur trupin e saj pa jetë në tualetin e shkollës.
17-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, por mjeket janë shprehur se kishte ndërruar jetë.
U mbyll në tualet, u gjet nga nxënësit
Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e vajzës, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ishte mbyllur për rreth një orë në tualetin e shkollës ku më pas u gjet e vdekur.
Vajza ishte pjesë e shkollës 'Murialdo' për formim profesional në degën e dizainjit
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje edhe nxënësit e tjerë.
Policia: Vdekja dyshohet nga helmimi ose problemet shëndetësore
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga helmimi ose problemet shëndetësor.
Trupi i 17-vjeçares nga fshati Sheqishtë ndodhet në morg ku pritet që të bëhet autopsia për të përcaktuar shkaqet që kanë sjellë vdekjen e saj.
Familjarët të revoltuar: Po vonohet autopsia
Prej orës 15:00 trupi i vajzës 17-vjeçe që ndërroi jetë në tualetin e shkollës ndodhet në morgun e spitalit të Fierit.
Familjarët e vajzës janë të revoltuar, pasi shprehen se kanë disa orë që presin mjekun ligjor.
Ndërsa mësohet se dhe një trup tjetër ndodhet në morg në pritje të ekspertizës.
Mjeku ligjor ka ardhur rreth orës 18:00, ndërsa deklaroi se për të bërë ekspertizën duhen 8 orë.
Njoftimi i policisë së Fierit
Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale "Murialdo".
Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.
Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.
Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor.
Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes.
Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rethanave të kësaj ngjarje.

Policia në shkollën 'Murialdo' ku ka ndërruar jetë vajza 17-vjeçe

Shkolla 'Murialdo' ku ka ndërruar jetë vajza 17-vjeçe
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO