Fier, gjendje alarmante e plehrave
banorët: Po na zaptojnë shtëpitë 

Fier, gjendje alarmante e plehrave<br />banorët: Po na zaptojnë shtëpitë 
FIER-Qyteti i Fierit rrezikon të mbetet pa një vend për të hedhur mbeturinat urbane, pasi vendi ku janë depozituar deri tani është tejmbushur.

Hapësirat prej afro 6 hektarë është shfrytëzuar maksimalisht. Banorët e zonave përreth janë të tmerruar nga plehrat të cilat po u zaptojnë shtëpitë.

Megjithëse situate është alarmante, Bashkia e Fierit akoma është në projekt për të ndërtuar një landfill të ri.

Ata shprehen se situata është serioze, por akoma nuk është përcaktuar vendi se ku do të ndërtohet landfilli i ri.

 ''Fusha e mbetjeve ka një vit e gjysmë që është shpallur gjendja e emergjencës nga këshilli bashkiak i Fierit. Bashkia ka një vit që ka bërë një projekt, nuk e di janë institucionet e tjera që duhet të zgjidhin këtë problem. Situata është mjaft alarmante'',-u shpreh Azem Shatri, Drejtor i Pastrimit Fier. 

 Edhe pse situata është alarmante akoma nuk dihet se kur do të ketë një zgjidhje përfundimtare pasi edhe vetë bashkia nuk e di një gjë të tillë. Ata arsyetohen se duhet të merren edhe institucionet e tjera.

[gallery]20948[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi