FIER - Policia e komisariatit të Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Nikita” ka bërë të mundur arrestimin e shtetases Enkeleda Merka, 27 vjeç banuese në Fier, pasi ka kryer vjedhje me një pistoletë lodër.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë ndalimi i 27-vjeçares u bë për arsye se rreth orës 17.00 të datës 09.01.2013, në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit kjo shtetase duke lëvizur me automjetin e saj tip B.M.W me targa italiane AT 899 TT pasi ka ndaluar, i ka dalë përpara një shtetaseje dhe nën presionin e një pistolete lodër i ka vjedhur çantën e dorës.
Pas kësaj gruaja e dëmtuar ka bërë denoncimin në polici, e cila më pas ka bërë të mundur ndalimin e saj. Në momentin e arrestimit 27-vjeçarja ishte duke udhëtuar me makinën e saj tip BMW.
Sipas hetimeve të policisë së Fierit rezulton se Merka dyshohet se ka kryer dhe dy vjedhje të tjera me dhune, për të cilat policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti tip BMW, një palë dorashka, një kapuç dhe një pistoletë lodër.
Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
ARRESTOHEN KATER AFGANE
Ndërkohë që po ditën e sotme policia e Fierit ka vënë në pranga Katër shtetas afganë, të cilët vinin nga Greqia dhe ishin duke udhëtuar drejt kryeqytetit me autobusin e linjës Sarandë-Tiranë. Sipas forcave blu, të ndaluarit nuk kanë dokumentacion të rregullt për të qëndruar në Shqipëri.
Në pranga është vënë edhe drejtuesi i autobusit me targa TR 7983 S, i cili kryente linjën Sarandë-Tiranë. Ndalimi i shtetasve afganë është bërë në dalje të qytetit të Fierit.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com