FIER - Në ambjentet e restorantit ku u zhvillua dasma e së dielës në Cakran të Fierit, ku mbetën të helmuar mbi 100 persona, është gjetur një sasi pijesh alkoolike, e llojit birrë, e skaduar.
Ky fakt është pohuar nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Fier, Nevila Bami, e cila sqaroi se do merren masa ndëshkuese lidhur me këtë rast.
Bami u shpreh se menjëherë pas ngjarjes u morën masa dhe një grup hetimor nisi hetimin lidhur me këtë rast, ndërsa refuzon të tregojë emrin e markës së birrës.
Sipas Bamit, sasia e birrës së përdorur në dasmë është siguruar nga pronari i lokalit, por jo nga organizatori i dasmës, ndërsa shtoi se një grup kontrolli është nisur drejt pikës, ku është bërë furnizmimi me pijen alkoolike.
Bami u shpreh se ende nuk kanë dalë rezulatet përfiundimtarë të analizave, ndërsa mohoi faktin që helmimi të ketë ardhur nga ushqimi.
Si pasojë e helmimit në dasmë pranë spitalit të Fierit kërkuan ndihmë mbi 90 persona, ku mes tyre 17 ishin fëmijë. Helmimi i këtyre të fundit mbetet ende i pashpjegueshëm, ndërkohë që ata nuyk mund të kenë konsumuar birrë.
Policia e Fierit ka nisur hetimin lidhur me këtë ngjarje, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com