Fier, helmimi i dasmorëve nga
kuzhinieri i infektuar me salmonelë

Fier, helmimi i dasmorëve nga<br />kuzhinieri i infektuar me salmonelë
FIER - Disa ditë pas helimimit masiv, Drejtoria Drejtoria e higjenës dhe shëndetit Publik në Fier, ka zbuluar shkaqet sëmundjes së rreth 150 dasmorëve, ngjarje e ndodhur në fshatin Gorishovë të Mallakastrës.
 
Ka qenë vetë drejtori i zyrës së higjenës Laze Bregasi ai i cili ka deklaruar se pas analizave parapake të kryera në laboratorët e këtij institucioni, u zbuluan ngarkesa mikrobiologjike kryesisht në gatimin e qofteve.
 
Sipas tij, analizat paraprake të çojnë në përfundimin se, helmimi i  dasmorëve ka ardhur si pasojë e virusit të salmonelës i mbartur nga kuzhinieri. Aktualisht është mbyllur lokali, si dhe është gjobitur kuzhinieri.
 
Të dielën e kaluar rreth 150 persona përfunduan në spital, pas një helmimi gjatë një gëzim familjar në fshatin Gorishovë. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar ndërsa hetime në lidhje me këtë ngjarje ka nisur edhe nga  policia lokale. 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca