FIER - Policia e Fierit në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, pas një hetimi 5 mujor, kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për 5 ish-zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Fier, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merrnin ryshfet në këmbim të certifikatave të pronësisë.
 
Sipas policisë, janë proceduar Aleksandër Myrtaj 43 vjeç ish-regjistrues pranë Zyrës së Hipotekës në Fier, Fatjon Myrtaj 25 vjeç jurist i ZVRPP, Kastriot Rakipi  46 vjeç topograf i ZVRPP, Altin Malaj 39 vjeç topograf i ZVRPP dhe Hidri Zani 24 vjeç jurist i ZVRPP.

Procedimi ndaj tyre është bërë për shkak se këta ish-zyrtarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë shuma të konsiderueshme parash ndaj qytetarëve të ndryshëm për lëshim të çertifikatave të pronësisë.
 
Materialet në ngarkim ndaj 5 ish-zyrtarëve të ZVRPP i kanë kaluar Prokurorisë së Fieritk, për veprat penale “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “korrupsion aktiv”, dhe “shpërdorim detyre”. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)