TIRANË - Një 18-vjeçar nga fshati Drizë i Fierit, ka humbur jetën pasditen e sotme. I riu, Kosta Rustemi është futur në një kabinë elektrike për të marrë skrap dhe ka rënë në kontakt me kabujt e energjisë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia” të Fierit dhe menjëherë është njoftuar ambulanca e Spitalit Rajonal të Fierit. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ka qënë e pamundur të shpëtohej i riu.
18-vjeçari kishte humbur jetën menjëherë nga rryma elektrike. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, janë njoftuar edhe familjarët për tërheqjen e trupit të viktimës nga morgu i spitalit të Fierit.
Lajm në përditësim
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com