Prej tre ditësh 6 pjesëtare të familjeve të vëllezërve Albert dhe Eduart Shehu nga qyteti i Fierit jetojnë në qiell të hapur, teksa përmbarimi i nxorri pak ditë më parë nga banesa, pasi asaj i doli pronari i ligjshëm.

Këto familje me plaçkat e tyre janë sistemuar në një shesh pranë banesës ku jetonin më parë, teksa pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report tregojnë qartë panormën e trishtë të situatës në këto familje.

Përpos faktit se janë pa shtëpi, paunësia është një tjetër shqetësim në këto ditë vështira, teksa vëllëzërit Shehu, të cilët kanë edhe fëmijë të vegjel, i bëjnë apel intancave vendore tu vijnë në ndihme.

Të njëtin apel bëjnë edhe të afërmit e këtyre familjeve, të cilave tashmë deri sa të sigurojnë një godinë për të futur kokën, u duhet të enden rrugëve. Pak ditë më parë përmbarimi i nxorri me forcë dy familjet nga banesa e tyre në lagjen “15 tetori” , pas një vendimi të gjykatës për kthimin e shtëpisë pronarit legjitim.
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)