Fier- Avokati i cili i kërkonte favore seksuale klientes së tij është vënë nën hetim në gjëndje të lirë.
Polici informoi sot se në hetim është avokati Pëllumb Isufi "pasi më më datë 25.04.2024, është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ "Fiks Fare", duke i kërkuar favore seksuale një shtetaseje, informoi sot policia.
Sipas denoncimit ai gjithashtu akuzohej se bashkëpunonte edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjesëtimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor.
Ndërkohë një person ende I paidentifikuar ka goditur me sende të forta policing e burgut të Fierit, 64 vjeçarin e identifikuar me inicialet N.D duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit informoi sot policia.