FIER - Kompania naftënxjerrëse “Bankers Petrolim” para shtatë vitesh i shkatërroi fermën blegtorale, ndërsa ankesat e tij për mungesën e dëmshpërbilimit gjatë kësaj kohe kanë ranë në vesh të shurdhër, ndaj këtë herë ka vendosur të gjejë tjetër formë për të ndërgjegjësuar instancat përkatëse që të merren me problemin e tij.
Arben Xoxa nga fshati Dukas i Kuçovës ndonëse është invalid, së bashku me bashkëshorten e tij dhe një prej fëmijeve të mitur ka bllokuar rrugën që të çon në puset e kompanisë “Bankers Petrolium”
Kamionët e kompanisë naftënxjerrëse qëndruan disa orë në radhë , teksa në vendngjarje për të komunikuar me familjen erdhën edhe forcat e policisë, të cilët i bindën pjesëtarët e familjes Xoxa të zhbllokojnë rrugën.
Aktiviteti i kompanisë” Bankres Petrolium” ka bërë që 80 bagëti në fermën e Arben Xoxës që ndodhet pranë puseve të naftës të ngordhin. Gjithçka është dokumentuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Fier, ndërsa sipas një marrëveshje të nënshkruar “Bankers Petrolium” i detyrohet familjes Xoxa një vlerë prej 135 mijë euro si kompensim për dëmin e shkaktuar.
“Bankers Petrolium” nuk jep asnjë shpjegim për konfliktin me familjen prej pesë anëtarësh të Arben Xoxës, e cila pas shkatërrimit të kompleksit blegtorial nuk ka asnjë burim tjetër të ardhurash.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO