Policia e Fierit ka arrestuar 27-vjeçarin Myzafer Dervishaj, banues në fshatin Peshtan.
 
Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në lagjen “Bishanak”, Fier, i ka vjedhur një celular “Samsung” 10-vjeçares E. Sh.
 
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje". 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com