FIER - Policia e Fierit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj kreut të komunës Qendër, Harrilla Mile dhe përgjegjëses me inicialet M.S 56 vjeç. Kryekomunari është denoncuar nga banorët e komunës për mashtrime me pronat në fshatin Grecalli ku do kalojë gazsjellësi TAP. 

Këta dy punonjës të shtetit janë denoncuar nga 4 banues të fshatit Grecalli, sipas të cilëve kryekomunari dhe përgjegjësja nuk kanë regjistruar pronat e tyre në zyrën kadastrale nr. 1851. Aktualisht këto prona i disponon shtetasi V.R 58 vjec banues në këtë fshat. 

Banorët e fshatit Grecalli janë njoftuar se dispononin toka nga përfaqësuesit e TAP disa ditë më parë kur ata u paraqitën për të certifikatat e pronësisë. Për këtë çështje Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet, ndërsa banorët akuzojnë kryekomunarin se ka përfituar nga posti dhe i ka mashtruar duke u thënë se nuk kanë prona. 

Harrilla Mile në një komunikim me gazetarët ka pohuar se komuna s’ka lidhje me këtë çështje dhe është i gatshëm të japë llogari përpara drejtësisë për çdo akuzë. 

Në ZVRPP e Fierit, rreth 100 familje të fshatit Grecalli rezultojnë me prona tokë truall, të cilin nuk shfrytëzonin prej më shumë se 20 vitesh, gjë e cila u është mohuar padrejtësisht.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)