Fier, kapen 17 klandestinë nga
Azia e Afrika, tranzit për në Europë

Fier, kapen 17 klandestinë nga<br />Azia e Afrika, tranzit për në Europë
FIER – Policia e Fierit ka kapur disa ditë më parë në Fratar, 17 klandestinë të huaj që po lëviznin më këmbë në drejtim të rrugës nacionale Tepelenë –  Mallakastër të pashoqëruar. Ata kishin lënë Greqinë dhe synonin të kalonin nëpër Shqipëri për të hyrë në një nga vendet e BE-së.
 
Klandestinët u dërguan në Komisariatin e Policisës së Mallakastrës dhe rezultoi se ishin: 11 vetë nga Pakistani; 3 nga Gana; 1 nga Afganistani; 1 nga  Somalia  dhe 1 nga Bangladeshi, të gjithë të moshës së re nga 20 deri 30 vjeç.
 
Dosja e tyre do t’i kalojë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë për veprime të mëtejshme.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova