FIER - Policia e shtetit ka mundur të asgjësojë një bazë të përpunimit të drogës në qytetin e Fierit dhe ka sekuestruar 2 kg e 200 g heroinë. Gjithashtu u arrestuan pesë persona mes tyre shqiptarë dhe shtetas kosovarë, ku nga të arrestuarit dy prej tyre rezultojnë drejtues të këtij rrjeti trafiku.

Operacioni policor është shtrirë në qytetin e Durrësit e më pas në Fier ku është bërë i mundur dhe zbulimi i laboratorit të drogës.

SEKUESTROHEN EDHE 200 G HEROINË NË BANESËN E SË DASHURËS
Gjithashtu, në orët e mbrëmjes strukturat të antidrogës kanë sekuestruar edhe 200 g heroinë në banesën e së dashurës së personit që iu sekuestrua heroina prej 2 kg në Fier. Sipas policisë, heroina u sekuestrua në një banesë në Unazën e Re në Tiranë që i përkiste të dashurës së personit që sot iu sekuestruan 2 kg.

DROGA VINTE NGA KOSOVA
Sipas, burimeve të besueshme të antidrogës për A1Report bëjnë me dije se sasia e heroinës së kapur ishte trafikuar më parë në Kosovë dhe është rikthyer sërish në Fier pasi ka patur pretendime për cilësinë e përzierjes së saj.

Po të njëjta burime thanë se sasia e heroinës e sekustruar ishte destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik.

Policia në orët e mëvonshme pritet të japë emrat e të arrestuarve.

 Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)