FIER- Kisha Katolike në qytetin e Fierit pasditen e të shtunës mban një meshë për vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri. Për besimtarët fierakë kjo vizitë është një ngjarje e madhe dhe mbart një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët, si ajo për vuajtjet në periudhën e komunizmit. Padre Car Jeroslav, përfaqësues i kishës katolike në Fier shprehet se kjo vizitë i lumturon besimtaret katolike dhe jo vetëm. Sipas tij kjo është dita kur shqiptarët t’i tregojnë botës dashurinë e tyre ndaj zotit dhe bashkëjetesën fetare, si një pasuri e çmuar.
 
Kisha Katolike në Fier ka krijuar edhe mundësi transporti me autobusë për ata besimtarë që kanë dëshirë të ndjekin meshën, por nuk kanë mjete për të udhëtuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)