FIER-Dy bashkëshortë në qytetin e Fierit kanë kultivuar 64 fidanë kanabis në banesën e tyre, arrestohet burri procedohet penalisht gruaja.
 
Policia arrestoi Ermal Hasanin, 43 vjeç, banues në lagjen "Kryengritja e Fierit, si edhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, E.H, 36 vjeçe.
 
Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen "Kryengritja e Fierit", në banesën e Hasanit, u gjetën të kultivuara bimët narkotike.
 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

[gallery]22089[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com