Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan, rreth 2 kilometër larg qendrës së qytetit.
 
Nga aksidenti ka humbur jetën Fatbardha Gremi, 60-vjeçe.
 
Rreth orës Romeo Biba, 19-vjeç, banues në fshatin Bashkim, Fier, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 153 PO e aksidentoi këmbësoren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
 
Aksidenti tragjik ka ndodhur afër banesës së saj kur mjeti që drejtohej nga 19-vjeçari po ecte prapa.
 
Ajo sapo kishte dalë nga shtëpia kur është aksidentuar.
 
Policia njofton se Biba është në Komisariat dhe po kryen veprimet proceduriale.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com