Fier- Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Fier-Tepelenë në afërsi të Frakullës, ku një person ka mbetur i vdekur.
Viktima, Agur Dalipaj, 75-vjeç është aksidentuar për vdekje dhe është lënë në rrugë pa iu dhënë ndihma e parë.
Ky është aksidenti i tretë që ka ndodhur ditën e sotme, aksidentet të cilat kanë shënuar një viktimë.
Njoftimi i plotë:
Në datën 01.08 2018, rreth orës 21:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibob, një mjet ende i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin shtetasin A.D, 75 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasi A.D ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente







