FIER - Një 52-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa makina në të cilën udhëtonte me bashkëshortin e saj ka dalë nga rruga. Aksidenti u shënua në aksin Levan-Qarr të Fierit, ku mbjeti tip Benz me targa FR 1747 D në të cilin ndodhej çifti i bashkëshortëve përfundoi në  një kanal.

Si pasojë, Qanie Troka humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj Tajar Troka 56 vjeç mbeti i plagosur rëndë. Mjeti pasi ka flutruar në ajër mbi pesë metra ka rënë në një kanal me ujë afër një ure.  

Sipas disa punonjësve të një kompanie pranë vendit të aksidentit, është dëgjuar thirrja për ndihmë e drejtuesit të mjetit. “Jam hedhur në ujë dhe me anë të një thike kam prerë rripat e sigurimit  dhe i kam nxjerrë jashtë. Gruan e kam nxjerrë jashtë të gjallë, por ajo ka vdekur rrugës për në spital”, -thotë personi që i dha ndihmën e parë të aksidentuarve. 

Shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor, dyshohet paraprakisht të jetë shkak i këtij aksidenti të rëndë me një viktimë, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)