Një makinë në ecje ka marrë flakë mëngjesin e së shtunës në autostradën Fier-Lushnje, por fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar. Mjeti tip “Benz” me drejtues personin me inicialet A.Z. ka marrë flakë në ecje e sipër në orën 9:25 pranë fshatit Vajkan.
Sipas njoftimit policor, paraprakisht dyshohet se flaka është shkaktuar nga një difekt në pjesën e motorit. Zjarrfikësja është dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor mësohet se po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Komento