FIER-Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Roskovec ku për pasojë është plagosur një 54-vjeçar i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.
 
Policia ka arrestuar Hajdar Braushi, 26 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Berat pasi në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Verbas, duke drejtuar mjetin tip Fiat me targa AA 923 MX, ka aksidentuar shtetasin me iniciale A.D, 54 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, i cili udhëtonte me biçiletë.
 
Shtetasi A.D ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com