FIER- Një 30-vjeçar është plagosur në një aksident automobilistik në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 në rrugën e Peshtanit, në komunën Levan, në Fier.
Makina me të cilët udhëtonte 30-vjeçari ka dalë nga rruga, dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e mjetit.
Si pasojë e aksidentit, i riu ka pësuar fraktura të rënda në trup dhe është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Fierit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë së qytetit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com