Mbajtën peng fierakun, arrestohen dy vëllezërit/ EMRAT

Mbajtën peng  fierakun, arrestohen dy vëllezërit/ EMRAT

Fier

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë. Lani Boraj, 37 vjeç dhe Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë janë akuzuar për  pengmarrjen e S.B, 46 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2017, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur peng S.B për disa orë. Ata gjenden nën akuzën "Heqje të paligjshme të lirisë", "Armbajtje pa leje" dhe "Vetëgjyqësi".

Njoftimi i plotë i policisë: Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për "Heqje të paligjshme të lirisë", "Armbajtje pa leje" dhe "Vetëgjyqësi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Lani Boraj, 37 vjeç
2.Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U takua me Ebrahim Raisin para aksidentit, presidenti i Azerbajxhani shpreh hidhërim për rrëzimin e helikopterit 

U takua me Ebrahim Raisin para aksidentit, presidenti i Azerbajxhani shpreh hidhërim për rrëzimin e helikopterit