FIER - Përfundon proçesi i aplikimit të fermerëve të rajonit Fier për përfitimin nga skemat e subvencioneve të qeverisë shqiptare në bujqësi. Për drejtorinë e bujqësisë ne Fier në përmbyllje te këtij proçesi rezulton se janë depozituar nga fermerët rreth 680 aplikime për skemat përfituese të subvencionet.
Këtë vit skema e subvencioneve është ndërtuar në baze të orientimit që kanë fermerët nga në mbjelljen e kulturave bujqësore dhe dorëzimin e sasisë së prodhuar në tregjet e grumbullimit.
"Për këtë vit deri në këtë periudhë, për skemat që janë mbyllur deri më datë 15 qershor kanë aplikuar gjithsej 680 fermerë në subjekte të interesuar në fushën e bujqësisë, kryesisht në skemat e reja që janë futur këtë vit, veçanërisht për dorëzimin e frutave perime, për dorëzimin e qumështit, për ujitjen me pika." tha shefi i Shërbimit Këshillmor në DRB Fier, Muhamet Baboci
Për të gjithë skemën e subvencioneve i është kërkuar qeverisë rreth 160 milion lekë të reja. Ndërsa aplikimet do të mund të çojnë drejt në përcaktimin e përfituesve pas verifikimit nga komisionet ne terren.
/Shqiptarja.com

VIDEO