FIER- Pusi i naftës i cili shpërtheu ditën e djeshme nga çlirimi i gazit në Fier, është mbyllur. Mësohet se ai është mbyllur mbrëmë rreth orës 19:30 dhe banorët në zonën e Vërrisë u rikthyen sot në shtëpitë e tyre.
 
Aktivizimi i një pusi nafte në fshatin Verri të Fierit u shoqërua ditën e djeshme me çlirim gazi, duke u kthyer në një shqetësim alarmant për banorët e zonës. Fill pas shpërthimit banorët që jetojnë pranë këtij pusi, rreth 15 familje u evakuan me urgjencë për shkak dhe të pranisë së dendur të gazit. Githashtu, po ditën e djeshme, drejtuesit e shkollës 9-vjeçare te fshatit kishin vendosur të pezullojnë mësimin, teksa në ambientet e shkollës kishte prani të gazit dhe shumë prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore.
 
Autoritet kanë bërë me dije se mbrëmjen e kaluar, rreth orës 19:30, është arritur më në fund vënia nën kontroll të këtij pusi. Banorët e rrezikuar janë kthyer në banesat e tyre pasi dhe kanë marrë garancinë se gjendja është e stabilizuar. Gjithashtu dhe më shkollën e mesme të zonës, “Vasil Sota” , ka rifilluar mësimi normalisht.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)