FIER - Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30 në kanalin vaditës të fshatin Sheqishte të komunës Zharrës të Fierit është gjendur një kufomë.
Pas verifikimeve ka rezultuar të jetë e shtetasit Anddrea Grembi, 66 vjeç banues në Sheqishte.
Sipas të dhënave të para të policisë dyshohet se viktima të jetë mbytur aksidentalisht. Trupi i viktimës u identifikua nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan forcat policore. Trupi i 66-vjeçarit u gjet rreth 10 metra larg urës dhe shumë pranë bregut të kanalit vaditës.
Për identifikimin e viktimës u thirrën familjarët. Policia po vijon hetimet për zbardhen e plotë të ngjarjes.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com