Fier, Meta: Mbështetje biznesit
fason, rrit eksportet dhe ekonominë

Fier, Meta: Mbështetje biznesit<br />fason, rrit eksportet dhe ekonominë
FIER - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Alban Zusi, deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Robert Bitri dhe drejtorë rajonal të bujqësisë, ishte sot në Fier, ku vizitoi bizneset fasonë në këtë qytet.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari, teksa e cilësoi këtë si një biznes të suksesshëm në vendin tonë, theksoi se falë kësaj nisme është bërë i mundur punësimi i qindra grave dhe vajzave, si dhe kontribuon në rritjen ekonomikë të vendit.
 
Meta shprehu kënaqësinë gjithashtu edhe për mbështetjen që qeveria i ka dhënë biznesit fason, çka sipas Metës ka sjellë edhe rritje të ndjeshme të eksporteve të produkteve shqiptare.
 
“Dua të shpreh kënaqësinë që vizitoj këtë aktivitet jashtëzakonisht cilësor dhe produktiv të ngritur me kaq mund dhe me kaq sukses për ato produkte të cilat shkojnë në tregjet më të njohura dhe më cilësore të Europës. Padyshim që kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe e cila ka të bëjë jo vetëm me punësimin e sigurt të qindra grave dhe vajzave këtu, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me kontributin për rritjen ekonomike të vendit”. u shpreh Meta

ilir meta
 
Më tej Kreu i Kuvendit, nënvizoi se është e rëndësishme që mbështetja ndaj biznesit fason të vijojë, si dhe të monitorohet, në mënyrë të vazhdueshme për të bërë përmirësime që ky biznes të vazhdojë rritjen. Në këtë kuadër, Meta shtoi se në këtë mënyrë, do të mund të shtohen edhe më shumë prodhimet “Made in Albania”.
 
“Dua të shpreh kënaqësinë që mbështetja që i është dhënë nga Parlamenti dhe nga qeveria, në mënyrë të veçantë biznesit fason, ka sjellë efekte mjaft pozitive në një rritje të ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe të numrit të të punësuarve. Padyshim që ka rëndësi që paketa në mbështetje të biznesit fason të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të bëhen përmirësime gjithnjë dhe me të përshtatshme në mënyrë që ky biznes të ecë në rrugë të sigurt drejt rritjes së tij, por njëkohësisht të rrisë gjithnjë e më shumë mundësitë për të realizuar ciklin e mbyllur, brenda vendit, që të shtohen sa më shumë prodhimet ‘Made in Albania’”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)