Një 40-vjeçar nga Zhupani i Fierit, ka ndërruar jetë ndërsa po udhëtonte me motor. Mësohet se 40 vjecari ka rrëshqitur si pasojë e lagështirës në rrugë. Viktima nuk ka pasur kaskë mbrojtjeje, për pasojë është plagosur në kokë e më pas ka humbur jetën në spital.