Fier, nafta në tokat bujqësore
Komuna: Faji i Këshillit të Qarkut

Fier, nafta në tokat bujqësore<br />Komuna: Faji i Këshillit të Qarkut
FIER- Dëmtimi i tokës bujqësore në fushën e Patos Marinzës nga firmat nënkontraktore për nxjerrjen e naftës është lejuar nga Këshilli i Qarkut të Fierit dhe vetë qeverisë. Në këtë mënyrë është shfajësuar kreu i komunës Zharrëz në Fier, duke ju përgjigjur publikisht  Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tokës Bujqësore.
 
Përfaqësues të kësaj zyre pak ditë më parë thanë për Tv “A1 Report” se fajtore për këtë situatë është komuna, por kjo është hedhur poshtë nga kreu i kësaj njësie vendore, Taulant Gremi. Ai tha se komuna nuk ka kompetenca për të ndaluar këtë fenomen që po ndodh prej vitesh.
 
Komunat më problematike sa i përket dëmtimit të tokave bujqësore janë Krutja, Kolonja, Mbrostari, Levani, Frakulli, si dhe Bashkia Lushnjë.

fier
komuna zharrez

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë