Gjatë ditës së sotme në orë 14:10, në urgjencën e spitalit të Fierit është sjellë nga familjarët shtetasi Petref Xhafaj, 53 vjeç, banues në Fier, i plagosur me thikë në bark.

Ky i fundit ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se i plagosuri është pronar i një lokali dhe goditja me thikë ndaj tij është bërë pas sherrit në lokalin e tij.

s.k/Shqiptarja.com