Fier/ Ndezën zjarre për djegien e mbeturinave, procedohen 2 piroman

Fier/ Ndezën zjarre për djegien e mbeturinave, procedohen 2 piroman

Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy persona, pasi ndezën zjarr për djegien e mbeturinave dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre dhe ullinj në pronat e shtetasve të tjerë.

Policia nisi procedim ndaj personit me inicialet Q. M., banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre në pronën e një shtetasi tjetër. 

“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 120 pemë ulliri”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë