Tiranë - Ministria e Arsimit dhe Sportit saktësoi sot se Prokuroria e rrethit Fier ka nisur kërkesën për gjykim, ndaj 5 ish-zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore të këtij qarku.
"Prokuroria e Fierit ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj 5 ish-zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore të këtij qarku. Ky rast rikonfirmon edhe njëherë konstatimet e MAS se ish-drejtuesja e mëparshme e DAR Fier, së bashku me disa prej vartësve të saj kanë abuzuar dhe shkelur ligjin duke shpërdoruar detyrën e duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe moral ndaj mësuesve, prindërve dhe nxënësve të qarkut Fier", theksohet në reagimin e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Prokuroria e Fierit ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj 5 ish-zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore të këtij qarku. Ish-Drejtoresha e Arsimit të Fierit Miranda Bullati si dhe 4 ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria e këtij rrethi, e cila ka dërguar për gjykim, dosjet e tyre. Personat që akuzohen janë; . Miranda Bullati, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier; Ylli Malaj, shef kuadri ; Tatjana Ferko, specialiste; Suzana Nazëraj, specialiste dhe Eliza Nako, specialiste./ATSH/