Fier-Tre mjekë të spitalit rajonal të Fierit, janë nën hetim pasi akuzohen se neglizhuan mjekimin e një pacienti dy vjet para, duke sjellë si pasojë vdekjen e tij.
Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi sot (26 dhjetor) masat e sigurisë të firmosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier më 21 dhjetor.
Ndaj Blendi Dhespollari, 56 vjeç, është vendosur masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik".
Ndaj Ilva Çuni,29 vjeçe, është vendosur masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik".
Ndaj Klajdi Jasini, 40 vjeç, është vendosur masa "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore".
"Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022", informoi policia.
Artur Shusha, banues në Patos, është paraqitur i vetëm, në datën 3.02.2022, në Spitalin Rajonal të Fierit, me dhimbje në kraharor dhe ka berë një EKG. Mjekët përgjegjës të urgjencës Ilva Cuni, Klajdi Jasini dhe Blendi Dhespollari pavarësisht kësaj e lënë të shkojë në shtëpi, ku pas një ore 54 vjeçari ndërroi jetë.
Pas vdekjes familjarët i kanë gjetur në xhep EKG- në dhe më pas kanë kuptuar se ai ka patur probleme serioze me shëndetin, ndaj dhe mjekët duhet ta kishin trajtuar me seriozitet viktimën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa e Krishtlindjes në Lushnjë, mbahet mesha në Kishën e Shën Gjergjit
25 Dhjetor, 10:38
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në
24 Dhjetor, 15:26
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
21 Dhjetor, 10:31
-
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
20 Dhjetor, 17:17
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45