FIER - Një person ka humbur jetën në qytetin e Fierit pasi është aksidentuar duke ngarë biçikletë duke u përplasur me asfaltin, në orët e para të mëngjesit. Ngjarja jo e zakonshme ka ndodhur në vendin e quajtur autogrila në Unazën e qytetit.

Viktima i moshës rreth 40 vjeç, është gjetur nga disa kalimtarë të rastësishëm të cilët e kanë dërguar edhe në spital, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë dëmtimeve që kishe marrë.

Gjatë kontrollit, që i është bërë viktimës nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi. Policia bën me dije se trupi i tij ndodhet në morgun e qytetit të Fierit, në pritje që dikush të interesohet për të.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)